Gërbeshi: As ndërmend se kam m’u largu nga Ferronikeli

 

Spekulimeve për një largim të mundshëm të mbrojtësit të Ferronikelit, Fidan Gërbeshi, në drejtim të Prishtinës, u ka dhënë fund vetë mbrojtësi nga Lipjani. Ai ka thënë se ka kontratë me KF Ferronikelin dhe kur të përfundoj kontrata, prapë Ferronikeli do të ketë përparësi për kontratë të re.

“Nuk jam i Prishtinës, jam dhe do të vazhdoj me Ferronikelin deri në përfundim të kontratës dhe është skuadra e Ferronikelit ajo që do të bisedoj e para për vazhdimin e kontrates, ngase këtu ndihem tashmë e disa vite si në shtëpinë time”, ka thënë Gërbeshi për faqen zyratre të klubit të Ferronikelit në Facebook.

Gërbeshi iu bashkua KF Ferronikelit tri vite më parë nga Drita me kërkesë të Ramiz Krasnqit, i cili ishte timonier i klubit nga Drenasi. Emrimi i Krasniqit në krye të KF Prishtinës ka rikthyer edhe njëherë dëshirën e këtij të fundit që ta ketë në skuadër mbrojtësin e Ferronikelit, Fidan Gërbeshin./DrenicaPress/