Kjo e shtunë e “Shiko kush LUAN” i rezervoi publikut shumë argëtim por mbi të gjitha nxorri në pah edhe disa të vërteta. Një tjetër e ftuar në program ishte edhe komentatorja dhe gazetarja e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani.

Në lojën e fundit “Ndaje ose haje”, teksa duhej të ruhej nga torta në fytyrë, Qeqa vendosi t’i përgjigjej pyetjes pikante se me cilin futbollist do ishte martuar dhe cili ka flirtuar me të.
Ajo dha emrin e Gabriel Batistutës me të cilin do të martohej pa u menduar dy herë pasi argjentinasi ishte edhe arsyeja që filloi në ndiqte futboll dhe ai që flirton shpesh me të është futbollisti i Flamurtarit, Gertrid Dumani.
No tags for this post.