Gazetari i huaj i pyet qytetarët: Flamuri i juaj është kuq e zi apo i kaltër?

Gazetari i “TRT World” ishte në Prishtinë me flamurin kuq e zi dhe atë të kaltër në duar, duke i pyetur qytetarët se cili është flamuri i tyre.

Përgjigjet e disa prej tyre, sidomos atyre më të rriturve janë me të vërtetë prekëse. Kjo pasi ata dinë ta lidhin me historinë dhe me një emocion, nuk ngurrojnë të tregojnë se flamuri i tyre është ai kuq e zi, përcjell albinfo.ch.

Loading...

Disa prej tyre e marrin dhe e vendosin në zemër, të tjerë shprehen se e pranojnë flamurin e kaltër e të verdhë “prej hallit”, se ashtu identifikohen.

“Duket sikur flamuri kuq e zi e ka historinë dhe kosovarët këtë e kanë në zemër, ndërsa flamurin tjetër e respektojnë”, thotë në fund gazetari.