Gazeta e madhe zvicerane “Blick.ch” dhe televizioni “SRF News” kanë bërë një reportazh për dy banoret e Mitrovicës, njëra serbe e tjetra shqiptare, që punojnë për të ndaluar korrupsionin.

Gazetarja serbe, Sanja Sovrlic që udhëheq një portal të lajmeve në bashkëpunim me aktivistën politike kundër korrupsionit, Aulona Mehmeti po punojnë për të  vendosur drejtësi në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane.

Në reportazhin e bërë paraqitet Mitrovica dhe shkruhet se ky qytet mbetet si një simbol i Kosovës së ndarë.

“Pas luftës njerëzit që janë bërë të fuqishëm, janë politikanët e korruptuar.”, u shprehë Mehmeti.

Ndërsa gazetarja serbe u shprehë se liderët e politikës po përdorin viktimat e luftës për qëllimet e tyre politike.

Në fund të dy vajzat takohen në një kafene kur flasin për rrethanat politike në Kosovë dhe Serbi.