Gati 7 mijë euro në muaj nga kuleta e shtetit për familjen e Ibrahim Rugovës

Presidenca, Qeveria, Ministria e Kulturës dhe LDK’ja ndajnë çdo muaj para për familjen Rugova

Ajo është njëra nga deputetet më dembele të Kosovës.

Loading...

Për punën që s’e bën, Teuta Rugova, vajza e Presidentit Ibrahim Rugova, si deputete e Kuvendit të Kosovës përfiton nga kuleta e shtetit, 1.500 euro në muaj, apo gati 25 mijë euro në vit.

Teuta po ashtu ka deklaruar pasuri të pa paluajtshme në vlerë 323 mijë euro.

Financiarisht nuk qëndron keq as vëllai i Teutës, Mendimi.

Ky tani mban pozitën e Koordinator për ndryshime klimatike, merrr pagë mujore 2000 mijë euro.

Mendimi po ashtu ka pasuri të paluajtshme 1 milion 585 mijë euro.

Mendim Rogova po ashtu ka një veturë në shfrytëzim për të cilën qeveria e Kosovës paguan qira 490 euro në muaj.

E nga e marta me pagë mujore është bërë edhe bashkëshortja e Rugovës, Fana.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që zonjës Rugova t’i ndajë pagë mujore prej 1 mijë eurove në muaj.

Po ashtu sipas këtij vendimi Fana do të ketë shofer dhe veturën personale të saj

Për këtë familje shteti kishte menduar edhe për ngrohje.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kishte paguar 9 mijë e 500 euro për ngrohjen e familjes Rugova.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta ruajë një lidhje të veçantë me familjen e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ndonëse ka më shumë se një dekadë qëkur ish- lideri shpirtëror i LDK-së është ndarë nga kjo botë, kjo parti vazhdon ta mbështes financiarisht familjen e tij.

Në baza mujore, LDK i ndan për të nga 400 euro.

Kurse Presisdenca e Kosovës, për cdo muaj jep për këtë familje, 2.100 euro.

Megjithatë askush nga familja Rogova nuk ka pranuar të flasë për këtë temë.

E rezidencës së familjes Rugova janë shtuar këtë vit, përfitimet nga shteti.

Këtë vit 57 mijë e 944 euro ishin ndarë nga Ministria e Kulturës për Rezidencën Rugova që gjendet në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë.

Pra shuma e parave që familja Rugova merr brenda një viti nga Buxheti i Kosovës, është 6 e 900 euro.