Garat e volejbollit në Skenderaj/ ja shkolla e cilit fshat u shpall kampione

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Migjeni” Klladërnicë nga Skënderaj është shpallur Kampion në Voleyboll për herë të tretë rresht në nivel komunal.

Garat që zhvillohen çdo vit mes shkollave të Komunës se Skënderaj, po prodhon vazhdimisht talentë të rinj në këtë sport.

Për suksesin që treguan këto vajza, arsimtari i Edukatës Fizike nga kjo shkollë, Abaz Haziri, u shpreh tejet i kënaqur me suksesin e vajzave.

“Jam i lumtur kur puna jote shpërblehët në këtë mënyrë. Krahas sporteve që mësojmë dhe zhvillojmë, fokusimi në volejboll ka ardhur duke parë talentin e madh të vajzave që kanë në këtë sport. Synimet tona janë të shkojmë edhe më lartë”, u shpreh ai.

E drejtori i Shkollës Abedin Abazi thotë se ndjehet mjaft krenar për arritjet e shkollës.

“Është shumë krenari kur sheh që kupat dhe medaljet tashmë e kanë zënë vendin kryesor në zyrë. Pasi vendit të parë në Skënderaj, tashmë ato do të garojnë me komunat e tjera, për të siguruar titullin në nivel vendi. Kujtojmë se disa nga vajzat e kësaj shkolle tashmë janë antare të Klubit “KV Skënderaj”, që u shpallë Kampion i Kosovës në Volejboll para disa ditëve./Albijona Hoxhaj/

(Autorja e shkrimit është studente e vitit të parë në degën e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”)