Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” në Kosovë, njoftim me rëndësi

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2019
NJOFTIM
Instituti ATOMI, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF), organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2019 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2019 (MKC-K) në Kosovë.

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës. Në vitin 2018, në tërë botën kanë marrë pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 70 shtete të ndryshme të botës. Më 23 mars 2019 të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.

FTESË PËR APLIKIM – NOMINIM
NXËNËSIT MUND TË NOMINOHEN NGA:
– Prindërit apo familja
– Mësimdhënësit
– Shoqëria
– Vetë-nominohen

KUSH MUND TË APLIKOJË – NOMINOHET?
Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.

PËRFITIMET E MUNDSHME PËR MË TË SUKSESSHMIT:
– Shpërblime të ndryshme
– Kurse të avancuara nga profesionistët e matematikës
– Mentorim nga profesionistët e matematikës
– Mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës
– Qasje në literaturë të avancuar të matematikës
– Certifikim i njohur ndërkombëtarisht
– Mundësi për bursa shkollimi

PËR TË APLIKUAR KËRKOHET QË:
– Në faqen e internetit të Math Kangaroo Contest – Kosovo – MKC-K (www.kangaroo-ks.org) të plotësoni aplikacionin online (klikoni këtu) ose të shkarkoni, printoni dhe plotësoni Formularin e aplikimit – nominimit (klikoni Këtu).

– Të bëhet pagesa prej 5 euro në xhirollogarinë bankare të MKC-K (detajet i gjeni në dokumentin që mund ta shkarkoni këtu ose në fund të këtij njoftimi). Nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale janë të liruar nga pagesa dhe kjo duhet të dëshmohet me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

APLIKACIONI I KOMPLETUAR DUHET TË PËRMBAJË KËTO DOKUMENTE:
– Formularin e plotësuar të aplikimit – nominimit (online ose të printuar)
– Dëshminë bankare të pagesës prej 5 euro (sipas udhëzimeve në dokumentin përkatës) ose nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale duhet ta dëshmojnë këtë me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

AFATI I APLIKIMIT – NOMINIMIT DHE DORËZIMI I APLIKACIONEVE
Afati i aplikimit – nominimit zgjatë deri më 03 mars 2019.
Aplikimi online pranohet drejtpërdrejt nga MKC-K, ndërsa ata që aplikojnë përmes formularit të printuar aplikacionin e kompletuar (me dokumentet e kërkuara) mund ta dërgojnë të skanuar në adresën elektronike [email protected], apo ta dorëzojnë personalisht ose ta dërgojnë përmes postës, në një zarf të mbyllur në zyrën e MKC-K – Instituti ATOMI, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00, në adresën: Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Gjimnazi Matematik, Kati III, Kalabri, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

DATA E TESTIMIT DHE DETAJE TJERA RRETH TESTIMIT
– Testimi do të mbahet të shtunën, më 23 mars 2019. Aplikantët do të informohen së paku tri ditë para testimit, përmes faqes së internetit dhe faqes së fejsbukut të MKC-K-së, për vendin, grupin dhe kohën e mbajtjes së testimit. MKC-K nuk merr përgjegjësi nëse ndonjë aplikant nuk informohet apo nuk paraqitet për testim sipas orarit të shpallur.
– Së bashku me orarin e testimit do të publikohen edhe “udhëzimet dhe rregullat e testimit për nxënësit”, të cilat janë të detyrueshme për secilin nxënës që hyn në testim.
– Për shkollat nga të cilat aplikojnë shumë nxënës testi do të mund të organizohet në objektin e shkollës së tyre.
PYETJE APO INFORMATA SHTESË
– Për ndonjë pyetje apo informatë shtesë vizitoni faqen e internetitwww.kangaroo-ks.org apo kontaktoni përfaqësuesin e MKC-K, Valmir Krasniqi në 044 432 746 (prej orës 10:00-13:00) ose përmes e-mailit [email protected]

Kordinator për Drenas

Driton Bilalli

+383 45 333 321