Ganimete Musliu gjen zgjidhjen për reduktimet e rrymës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së ka reaguar në lidhje me reduktimet e energjisë eklektike.

Loading...

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se institucionet e vendit nuk po merren me problemet jetësore të qytetarëve, por me tema të mëdha.

Musliu ka thënë se gjendja e furnizimit me energji elektrike është e pa pranueshme dhe ka bërë apel që të ndërpriten reduktimet.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të saj:

Eshte evidente qe institucionet e vendit ka kohe qe kane ngecur duke u merre me “tema te medha” por kjo nuk na jep lluksin qe ti anashkalojme problemet jetesore te qytetareve qe po ballafaqohen çdo dit.

Reduktimet e rrymes nga KEDS jane te pa pranushme. KEDS duhet ti nderpres menjehere reduktimet ose le ta shpalle gjendje te jashtezakonshme. Qytetaret jane lodhur me kete gjendje. As ne kohen e pas luftes nuk ka ndodhe te kete reduktime nga 8 deri ne 16 ore ne dite.