Gani Geci publikon dokumentin, dëshmitarë: Sami Lushtaku dhe Sahit Jashari

Pasi u përmend emri i tij se ishte komandant i brigadës “Hasan Prishtina”, Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklarimeve, duke mohuar se ishte i përfshirë në këtë brigadë. Emrin e tij fillimisht e përmendi deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, mirëpo i njëjti më pas për Express tha se fjalën e kishte për familjen e Gani Gecit.

Loading...

Unë Gani Geci reagoj ashpër ndaj deklaratave të Shkumbin Demaliajt dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit Shtetëror për fryerjen e listave të veteranëve.

E publikoj për herë të parë aplikacionin që e kam mbushur në vitin 2013. Ky është aplikacioni im i vulosur nga selia e veteranëve në Skenderaj dhe me dëshmitarë Sami Lushtakun dhe Sahit Jasharin.

Asnjëherë kurrë kurrë asnjë aplikacion të asnjë ushtari nuk ua kam nënshkruar kurrë.

Unë kam qenë ushtar i Adem Jasharit dhe pas vdekjes së Komandantit Legjendar, asnjëherë nuk i kam njohur si komandantë këta komandantët e shpifur që kanë emëruar vetëveten. Kam shy si ushtar në luftë dhe kamë dalë si ishtar.

Këta hajna të listave të veteranëve le t’i arsyetojnë vet ushtarët dhe të mos merren me emrin tim.

Këta e dinë se ushtarë kanë qenë po po rrejnë. Këqyrja kushtet ekonomike para se m’u bë listat e veteranëve dhe pasi janë bërë listat e veteranëve.

Qysh atëherë e kam ditur se këta hajnat e Kosovës mujnë me manipulu me emra dhe aplikacionin i kam shty me ma protokollua dhe me vulosë, kopjen e të cilit e kam ruajtur”, ka thënë Gabi Geci, në një reagim dërguar Gazetës Express.

Shkumbin Demaliaj, deputeti i AAK’së i cili është pjesë e aktakuzës që e përpiloi prokurori i sapo dorëhequr Elez Blakaj për veteranët e rrejshëm ka folur për Express për ekzistimin e brigadës “Hasan Prishtina”, për të cilën fillimisht tha se komandant i saj ishte Gani Geci. Demaliaj, duke demantuar veten, tash thotë se në udhëheqësi të kësaj brigade ishte familja e Gani Gecit.

Në aktakuzë përshkruhet se brigada “Hasan Prishtina” ishte dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2016.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari./Express/