Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci si duket iu është gëzuar shumë kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja, raporton Express.

I njejti është parë në një odë të burrave në Gollag, derisa në postimet në Facebook, ku kanë shkruar se Vjosa Osmani është shpresë për Kosovën, u publikua edhe një video ku Geci së bashku me Halit Baranin shihen duke vallëzuar vallën e Rugovës.

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ditë më parë pas nominimit të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së, ka deklaruar se kjo ka qenë arsyeja pse e ka përkrahur Isa Mustafën për tu zgedhur kryetar i LDK’së./Express/

No tags for this post.