Futbollisti i njohur nuk mund të buzëqesh shumë pasi humbi tre dhëmbë (Foto)

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka humbur tre dhemb në ndeshjen e fundit ndaj Valnecias, pas goditjes që mori nga portieri Neto.

Loading...

Diego Godin ka falënderuar të gjithë për mesazhet përkrahëse, por ka thënë se duhet ta kuptojnë, pasi nuk mund të buzëqesh shumë.

Uruguaiani u lëndua rëndë gjatë një dyluftimi ajror me portierin e Valencias, duke humbur tre dhëmbë.

Ai me anë të një postimi në Instagram ka premtuar se do të kthehet shumë shpejtë në stërvitje.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Pas disa ditësh do të rinis stërvitjen. Duhet të më kuptoni se nuk mund të buzëqesh shumë!”, shkruan ai.