Futbollisti i njohur shqiptar, kryetar i KF Vëllaznimit

KF Vëllaznimi ka konfirmuar se Agim Cana është kryetari i ri i klubit gjakovar, transmeton Koha.net.

Vëllaznimi ka pasur probleme të mëdha këtë sezon, përderisa është në zonën e rrezikshme në tabelën e klasifikimit.

“Më në fund arriti lajmi bombastik, Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Forca e FC Vëllaznimit. Shkelzen Gashi (ish kryetari) mbetet gjithmonë pjesë dërmuese e klubit futbollistik Vëllaznimi dhe do mbetet president nderi”, ka konfirmuar Vëllaznimi.