Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Feronikeli (FOTO)

Behar Maliqi më nuk do të jetë futbollist i Niklit, shkruan Drenicapress.info.

Loading...

Ish-kapiteni këtë e ka konfirmuar nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

Lexojeni të plotë dhe pa ndërhyrje postimin e Maliqit:

Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF FERONIKELI. Në këtë klub kalova 4 vite të mrekullueshme, me shumë suksese, si në aspektin ekiporë ashtu edhe atë personalë. Gjatë kësaj periudhe arritëm të shpallemi 2 herë kampion të Kosovës, 1 herë fitues i Kupës, dhe një herë fitues i Superkupës, gjithashtu ishim në dy finale të Superkupës. Për këto suksese dua ti falënderoj kryesinë e vjetër, të cilët janë njerëzit më profesionist që kam punuar në futbollin tonë, për punën profesionale dhe korrektësinë e treguar. Po ashtu të gjithë trenerët që i kisha gjatë këtyre katër viteve. I falënderoj të gjithë bashkëlojtarët për vitet që kaluam bashkë dhe sukseset që i arritëm së bashku, që fituam të gjitha trofetë në futbollin tonë, gjë që tregon se kemi qenë si një familje. Një falënderim shumë të veçant dua t’iu bëjë tifozëve “TIGRAVE E ZI” dhe qytetarëve të DRENASIT, për përkrahjen që më dhatë gjatë gjithë kohës – do t’ju jem mirënjohës gjithmonë. Gjithashtu dua të falënderoj kryetarin e ri për korrektësinë e treguar, dhe ju dëshiroj shumë suksese.
Me respekt, BEHAR MALIQI.

Fotografia e Behar Maliqi
Fotografia e Behar Maliqi
Fotografia e Behar Maliqi
Fotografia e Behar Maliqi