Feronikeli nga Drenasi thyen rekord në elitën e futbollit të femrave! ‘Nikli’, nënkampione e Kosovës, triumfon me rezultat 40:0 kundër Drenicës nga Skenderaj, në kuadër të Superligës, shkruan DrenicaPress

Por e vërteta e këtij rezultati është kjo. Futbollistet kryesore të KF Drenicës (F) nuk kanë pranuar të dalin të luajnë, dhe në vend të tyre kanë luajtuar grupmoshta U-16.

Sipas kapitenes së KF Drenica (Fh), futbollistet e ekipit të parë nuk kanë pranuar të dalin të luajën futboll, ngase ato qe tri vite nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga kryesia e klubit, komuna e as nga FFK-ja.

Për më tepër lexojeni reagimin që e ka dërguar në adresë të DrenicaPress, kapitenja Rina Kahrimani:

Jemi vajzat e Klubit Futbollistik Drenica (femrat) dhe ne si ekip startues kemi vendosur që loja me ekipit e vajzave të KFV Feronikeli të mos luhet nga ne ekipi startues.

Arsyeja ka qenë sepse vajzat që sot e tri vite nuk kanë marrë asnjë ndihmë as nga kryesia, Komuna e Skenderajit, e as nga Federata e Futbollit të Kosovës. Shkaktari i gjithë kësaj kauze nuk e dimë as ne, por një gjë e dimë qe tri vite ne nuk kemi përkrahjen e askujt me as një cent ndihmë për vajzat e Drenicës.

Jemi përballur me të gjitha stinët e vitit duke udhtuar me nga 15 km, duken lënë edhe shkollen anash, pra e gjithë kjo ishte veq dashuria për futbollin.

Na është premtuar disa herë nga kryesia e klubit dhe nga kryetari i komunës por të gjitha këto premtime boshe.

 Disa vajza në moshë të re të ekipit kanë shpehur dëshiren për të lujatur kundër klubit të Feronikelit të cilat janë në moshë shumë të re, pra të vitit 2005-2006 dhe rezualtati pra shihen ndaj vajzave të Feroniklit të cilat kanë përovojë shumë vjeçare, pra me moshë madhore.

Vajzave të Feronikelit ju urojm suksese sepse kanë pasur përkrahjen e gjithë qytetit të Drenasit na kryetari i komunes dhe respekt shumë të madh për kryetarin e tyre Naser Ramaj, për përkrahjen që ka bërë për vajzat e Drenasit.

Pra ky le të jetë shembull për gjithë klubet të Kosoves, sidomos për DRENICEN. Ne si shoqe jemi shumë të zhgënjyra edhe ju drejtuam juve sepse ne si klub i drenicës nuk jemi të përkrahura nga asnjë institucion.