Fury befason të gjithë, ja çfarë i thotë Joshuas pas duelit me Wilderin

Wilder dhe Fury u ndan në barazim në duelin e shumëpritur të peshave të rënda.

Loading...

Vendimi u mor nga gjyqtarët të cilët vendosën që barazimi ishte rezultati real, shkruan GazetaBlic.

Një nga gjyqtarët ka dhënë rezultatin 115-111 në favor të Wilder, tjetri 114-110 në favor të Fury dhe i treti në barazim, 113-113.

Kjo sfidë u zhvillua në “Staples” para 21 mijë tifozëve. Fury zhvilloi një ndeshje më të mirë, por u rrëzua dy herë nga Wilder në raundin nëntë dhe 12 gjë që i kushtoi atij.

Fury ishte mjaft i habitur pas ndeshjes – pasi sipas tij ai ishte fituese. Ai gjithashtu ngacmoi Joshuan.

”Ne jemi dy boksierët më të mirë në botë. Hej, Joshua ku jeni ju? Pulë…”, tha Fury pas ndeshjes me Wilder.

”Wilder është boksieri i dytë më i fortë në botë, normalisht ai është pas meje”, përfundoi Fury./GazetaBlic/