Fundjavë acari, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për temperaturat që do të mbizotërojnë për ditën e sotme.

Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C. Në fundjavë minimalet mund të zbresin edhe deri në -12C. Në viset e mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.