Fshatra të tërë të Skenderajt në terr

Një numër bukur i madh i fshatrave të komunës së Skenderajt që nga ora 13′-te janë pa energji elektrike.
Fshatra të tërë si: Plluzhinë, Ticë, Likovc, Makermal, Marinë, Abri, si disa lagje të tjera po përballen me mungesën e energjisë elektrike që nga ora 13′-të.
Burime të drenicapress.info bëjnë të ditur se banorët e këtyre fshatrave po përballen me vështirësi të mëdha nga mungesa e rrymës. /DrenicaPress/