Friksohen turistët, balena gjigande u kërcen para varkës (Video)

Ndoshta kur dilni të bëni një xhiro me varkë nuk ua merr mendja që një balenë gjigande do të kalojë fare pranë jush. Një ngjarje e tillë u ka ndodhur disa turistëve, të cilët janë trembur shumë.

Një balenë gjigande kaloi fare pranë turistëve dhe kërceu duke shkaktuar një dallgë shumë të madhe. Pamjet janë filmuar nga disa turistë të tjerë dhe videoja është publikuar nga “mailonline”. Për një moment i zuri të gjithë paniku por më pas duartrokitën të gjithë të mahnitur.

Loading...