Në orët e vona të mbrëmjes të së dieles një shtyllë elektrike ka marrë flakë në një lagje të qytetit të Vushtrrisë, duke rrezikuar kështu banorët, shkruan Express.

E gjithë lagjia është alarmuar nga flakët e mëdha të zjarrit.

Banorët e lagjes, në videot që i kanë dërguar në adresë të Gazetës Express, kanë treguar se ekipet emergjente janë vonuar për të dalë në vendin e ngjarjes për gati një orë.

E flakët, ata kishin tentuar që t’i fiknin vetë.

Zjarrfikësit bashkë me punëtorët e KEDS’it pas më shumë se gjysmë orë kishin arritur në vendin e ngjarjes.

Në vazhdim gjeni videon e bërë nga banorët e lagjes.