Franca nderon ish-deputeten Emini me çmimin “Kalorës i Legjionit të Nderit”

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e Komitetit paraolimpik të Kosovës, Njomza Emini është nderuar sot nga Franca me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit”.

Loading...

Në një ceremoni solemne në rezidencën franceze, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert i ndau Eminit çmimin, raporton Indeksonline.

Po ashtu, në ceremoni morën pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i posaemëruar i MTI-së, Endrit Shala, ai i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, zvministri, Burim Ramadani, Ismet Beqiri i LDK-së dhe Valdete Bajrami nga Nisma Socialdemokrate.

Kujtojmë se kjo dekoratë iu nda Eminit me motivacion për angazhimet dhe aktivitetet e saj të dalluara politike dhe shoqërore dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët. /Indeksonline/