Fotografia e të vrarit nga Kosova në Francë, dyshohet se aktin e kreu gruaja

Artan Sekiraqa është gjetur i vrarë në banesën e tij në qytetin Dole, në krahinën e Juras në Francë. Prokurori i rastit ka thënë se koka e kosovarit 33-vjeçar është gjetur gjysmë e prerë me një sëpatë e cila ishte lënë në vend të ngjarjes.

Loading...

Dyshimet e para thonë se aktin e ka kryer, bashkëshortja e tij, S.Z.

E njëjta thuhet se ishte zhdukur në 10 ditët e fundit bashkë me fëmijët e saj, shkruan Indeksonline.

Në raportin e policisë, çifti vlerësohej si agresiv dhe problematik. Bashkëshortja e tij dyshohet të jetë në Kosovë pasi që hetuesit kishin gjetur lidhjen e saj telefonike në Prishtinë.

Familja e të vrarit kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe më pas në Venissieuc në periferi të Lyon, përpara se të shkonte në Mulhouse në vitin 2015.

Kjo lëvizje e tyre kishte ndodhur për shkak të ndërrimit të shkollës së fëmijëve./Indeksonline/