Dje në fshatin Baran u shënua 21 vjetori i Betimit të Brigadës 131 “Adrian Krasniqi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Dukagjinit.

Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë të LDK-së dhe ish eprorë dhe ushtarak të UÇK-së, kryesisht nga Zona e Tretë Operative e Dukagjinit.

Po ashtu dje u zbulua edhe një pllakë përkujtimor në të cilën figuron mbishkrimi “Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkruan Ballkani.info.

Në këtë manifestim, për të pranishmit, u shfaq edhe një video ku shfaqeshin pamje të betimit të 20 korrikut 1998.

Ballkani.info ka siguruar një fotografi të paparë deri më tash të asaj dite.

Në këtë fotografi, si asnjëherë më parë, shihen bashkë komandanti i Zonës Operativë të UÇK-së për Dukagjin, Ramush Haradinaj dhe koloneli Tahir Zemaj. Kjo ishte bërë pas bashkimit të forcave në Dukagjin.

Po ashtu në këtë fotografi shihen edhe Nazif Ramabaja dhe Rrustem Tetaj.

Kjo fotografi dëshmon se aso kohe Haradinaj dhe Zemaj ishin të bashkuar në idealin e tyre për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Ndërkaq, për ato që kanë ndodhur më pas, publiku tashmë është i njoftuar në forma të ndryshme. /Ballkani.info/


Pozicionimi në foto: Nga e majta në të djathtë: Nazif Ramabaja, Ramush Haradinaj, Rrustem Tetaj dhe Tahir Zemaj