Fotografi e rrallë e Azem Galicës në vitin 1915 (Foto)

Një fotografi e rrallë e Azem Galicës është shfaqur së fundi, e cila e shpërfaq heroin kombëtar në rininë e tij.

Ai qëndron mbi kalë të shalës, para aparatit që e shkrepi me gjasë fotografi Kel Marubi i familjes së njohur shkodrane.

Në Facebook fotografinë e ka postuar regjisori Bekim Lumi, transmeton Veriu.info.

“Foto e rrallë e luftëtarit dhe heroit Azem Galica. Me gjasë kjo foto asht ba në vitin 1915 nga fotografi Kel Marubi”, ka shkruar ai.