Një fis i izoluar në pyllin e Amazonës në Brazil ka mundur që të filmohet. Droni ka arritur të fiksojë jetën dhe aktivitetin e një prej 11 fiseve në këtë zonë.

Në veçanti, anëtarët e organizatës Funai, aktive në vendin e Amerikës Latine dhe të angazhuar në regjistrimin e popujve indigjenë që mbeten të ndara nga çdo zhvillim teknologjik, bënë regjistrimin me anë të një droni lëvizjen e anëtarëve të këtij fisi që jetojnë përgjatë lumit Javary, pranë kufirit brazilian me Perunë.

Ndërkohë që droni ka filmuar lëvizjen e anëtarëve të këtij fisi, persona të tjerë të organizatës që kanë eksploruar zonën nga tokë kanë mundur të zbulojnë objekte të shumta që ky fis përdor.

Midis objekteve që u gjetën ishin dy kanoe, të bëra nga trungjet e pemëve, por edhe veglat për prerjen e degëve dhe mjete gjuetie.