FOTO/ “Një grek i vdekur, një bastard më pak”, parrulla antigreke në ndeshjen Partizani-Skënderbeu

Vrasja e 35-vjeçarit grek që qëlloi mbi policinë shqiptare ka tensionuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe ka sjellë një sërë reagimesh.

Loading...

Këtyre reagimeve u janë shtuar edhe tifozët e Partizanit, të cilët gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, kanë shpalosur pankarta kundër grekëve.

Në stadiumin e kryeqytetit ka një numër të konsiderueshëm tifozësh, teksa mes mbështetësve të Partizanit dallohet edhe një parullë që ka lidhje me vrasjen e ekstremistit grek nga Forcat RENEA dje në Bularat.

Në këtë parullë shkruhet: ‘1 grek i vdekur, 1 bastard me pak’.