FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i madh shqiptar Luan Qerimi.

Loading...

Qerimi ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Luan Qerimi lindi më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë, është aktor i njohur shqiptar.

Fillimet e tij i përkasin lëvizjes amatore ashtu si shumica e artistëve tanë.

Para se të vinte në Teatrin Kombëtar në dhjetor të 1954-s, Luan Qerimi ka një kontribut në Teatrin e Ushtrisë, aty ku ra në sy talenti i tij. Në moshën 25- vjeçare, aktori i ri trokiste në dyert e Teatrit Popullor.

Image

Në listën e gjatë të roleve në Teatrin Kombëtar, Luani e nis me një rol episodik nga komedia ‘Prefekti’ në vitin 1954, në rolin e Skënderit. Mbi 70 role në skenën e Teatrit Kombëtar, me mijëra shfaqje për më se 35 vjet në skenë, Luan Qermi e gjithë brezi i tij mbajnë mbi shpatullat e tyre një histori të tërë, që meriton veç mirënjohje.

Padyshim në këtë mori personazhesh, Luani mbahet mend për kryerole të tillë në pjesët ‘Toka jonë’, ‘Orët e Kremlinit’, ‘Otello’, ‘Hamleti’, ‘Dragoi i Dragobisë’, ‘Përkolgjinajt’, ‘Cuca e maleve’, ‘Arturo Ui’, ‘Epoka para gjyqit’, etj.

Image