Formohet parti e re shqiptare në Maqedoni, ja si do të quhet!

Marsi sjell partinë e re Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi (LSHD)

Loading...

Të indinjuar nga partitë politike shqiptare, përfaqësimi jomeritor i shqiptarëve në qeveri dhe në institucione tjera, sidomos përfshirja e shumë zyrtarëve të lartë të ish subjekteve që nga viti 1990 e deri më tani në afera korruptive ka bërë që shumë intelektual, personalitete nga sfera të ndryshme të inicojnë formimin e një partie politike shqiptare në Maqedoni. Nismëtarët pohojnë se janë konsultuar edhe me shumë miq ndërkombëtarë të vërtetë të dhe kanë marrë përkrahje prej tyre për themelimin e një partie të re.

Sipas informacioneve, në vijim janë mbledhja e nënshkrimeve të nevojshme për formimin e partisë politike në bazë të ligjeve në fuqi në Maqedoni, ndërsa më pas pritet edhe dalja në skenë, pas regjistrimit të partisë në regjistrin qendror dhe në gjykatë. Sipas grupit iniciator, partia e cila do të formohet shumë shpejt quhet Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi (LSHD) , kurse pikat kryesore është që popullit të kenë një parti e cila do ti përfaqësojnë denjësisht në të ardhmen, e cila do të jetë mburojë e të drejtave të popullit në vend. Iniciatorët thonë se deri më tash jo vetëm që janë të dëshpëruar nga subjektet që janë në skenën politike por ndjehen të nënçmuar nga denigrimi edhe I individëve të cilët ansjëherë nuk mbrojtën kauzën e popullit por parësore kishin interesin e tyre personal duke u pasuruar në krah të djersës së popullit.

“Prandaj edhe misioni I partisë është për shtet dhe drejtësi, që në vazhdimësi të luftojë për një shtet të drejtë, të barabartë për të gjithë por drejtësia të vlejë për të gjithë njësoj, ku të gjithë ata që kanë bërë afera korruptive do të dalin para drejtësisë. Iniciatorë të partisë së re janë njerëz që kanë dhënë kontribut të veçantë dhe të pakrahueshëm në shumë ngjarje të mëdha dhe proceseve që kanë kanë karrakterizuar këto 30 vite në shtetin e Maqedonisë. Ne si nismëtar asnjëherë nuk jemi angazhuar për përfitime personale edhe pse mundësitë i kemi pasur por gjithmonë rrugën e përfaqësimit ua kanë lënë të tjerëve, sepse prioritet i ynë nuk ishin karriget, tenderët, pasurimi, punësimi i familjarëve të afërm, ndërsa në fund pikërisht prej tyre ishim zhgënjyer” thonë iniciatorët..

Kjo është një nga arsyet kryesore që këta njerëz ditëve në vijim do të dalin publikisht dhe do të shpalosin partinë e re Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi (LSHD). Iniciatorët kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë bashkëpunim me partitë tjera që paralajmërohen të formohen në të ardhmen në Maqedoni sidomos me partinë që ka paralajmëruar të formojë Gafur Adili.Selia e partisë së re Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi do të jetë në Tetovë.