Formim i muskujve dhe lehtësim i dhimbjes së shpinës; Ushtrimet që do t’ju përmirësojnë ditën pas punës

Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, nuk jeni vetëm. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë “Pain”, rreth 12% e njerëzve të moshës 20 deri në 64 vjeç ankohen për dhimbje kronike të shpinës. Sipas “WebMD” këto ushtrime të mëposhtme , mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes, por gjithashtu në krijime muskujve.

Tërheqje e këmbëve:  Qëndroni shtrirë me kurriz  dhe ngrini këmbën e palosur, njëherë njërën dhe njëherë tjetrën.  Sigurohuni që shpina juaj është e puthitur me tokën. Mbajeni pozicionin e shtrirë për 20 sekonda, pastaj ndërroni këmbët. Përsëritni 2-3 herë.

Joga: Pozicionet e jogës janë ato më lehtësueset . qëndroni në pozicionin e fotos së mëposhtme dhe krijoni një hark në pjesën e shtyllës kurrizore. Përsëriteni këtë 4-5 herë. Sipas “WebMD”, kjo lëvizje mund të ndihmojë nëse kaloni një pjesë të gjatë të ditës tuaj të ulur.

Streçing: Mund të ndihmojë në forcimin e shpinë tuaj, sipas “WebMD.” Qëndroni si në pozicionin e treguar më poshtë po duke prekur stomakun me tokën dhe duke u mbajtur me duar.  Drejtoni krahët dhe mbajini ashtu për 30 sekonda.

Një peshqir mund t’ju ndihmojë për lehtësimin e dhimbjes! Mos u çudisni. Vendoseni atë poshtë mesit tuaj . Sigurohuni që mbani supet dhe këmbët tuaja në tokë. Ju duhet të ndjeni një tërheqje të butë në shpinë tuaj.