Formacionet zyrtare: Shqipëri – Uells, ja surprizat e tjera të Panuccit!

Sot në orën 20:00 në “Elbasan Arena” do të luhet dueli miqësor ndërmjet Shqipërisë dhe uellsit.

Loading...

Surpriza e radhës nga Panucci është eksperimenti me 3 mbrojtës ku përballë Berishës do të reshtohet 3-shja: Ismajli, Mavraj, Veseli.

Panucci dhe Giggs kanë publikuar formacionet zyrtare ku ajo që bie në sy është mungesa e Gareth Bales i cili nuk do luajë si titullar por është pjesë e stolit rezervë.

Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda.

Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks,  Uilson, Xhejms; Vokes.