Formacionet startuese: Solari e drejton Realin për herë të parë ndaj Melillas

Real Madridi është mysafir i UD Melillas për ndeshjen e parë të 1/16 të finales të Kupës së Mbretit.

Kundërshtari i Los Blancos garon në Segunda Division B – Group 4 (ligën e tretë në sistemin e futbollit spanjoll), ashtu që Mbretërit janë favoritë për të triumfuar.

Kjo përballje është e para për Realin që nga shkarkimi i trajnerit Julen Lopetegui, të cilit iu tregua dera pas humbjes në ‘el Clasico’ nga Barcelona.

Në ndërkohë, kjo është ndeshja e parë e madrilenëve nën drejtimin e trajnerit të ri, Santiago Solari.

Formacioni startues i Real Madridit: Keylor Navas; Odriozola, Javi Sánchez, Sergio Ramos, Reguilón; Llorente, Ceballos, Asensio; Lucas Vázquez, Benzema, Vinícius.

Mbretërit pritet të nxjerrin rezultat të mirë para ndeshjes kthyese që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.