Florent Ahmetaj varroset sot, familjarët japin detaje

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar, Florent Ahmetaj nga Rezalla e komunës së Skenderajt humbi jetën nga të shtënat me armë.

I njëjti ishte në orar të punës në një kazino në dalje të Lipjanit në momentin kur dikush tentoi të kryente një grabitje në lokali në fjalë.

Ahmetaj u qëllua me dy plumba, përderisa i dyshuari është ende në arrati.

E varrimi i 36 vjeçarit bëhet sot.Familjarë të tij kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se varrimi bëhet sot në ora 17:00 në Rrezallë.

Rasti i vrasjes së Ahmetaj-t është i dyti përgjatë këtyre ditëve, derisa një i ri tjetër u vra të dielën ëq shkoi në një kazino në Suharekë./Indeksonline/