Një rast i rallë ka ndodhur pardje në qytetin e Ferizajt.

Elena Berisha, të dielën mbrëma u konvertua nga feja katolike në atë myslimane.

Se çka e shtyri ta bëjë këtë, ndiqeni më poshtë intervistën e dhënë për Ballkani.info:

Ballkani.info Që sa kohë e ke menduar të konvertohesh nga feja katolike në myslimane?

Berisha: Nuk ka qenë momentale, fatmirësisht unë i jam lutur Zotit që të më kthejë në rrugën e tij ,dhe hoxhë Elvis Naçi më ka bërë që të ndryshoj mendimin, ose me besu në krijuesin e vet.

Ballkani.info: Je vetëm 19-të vjeçare dhe sa ke lexuar për fenë myslimane?

Berisha: Nuk kam lexu dhe nuk di shumë për fe, por qaq sa di kënaqem dhe i besoj fesë islame.

Ballkani.info: A e ke folur me dikë tjetër në familje vendimin për konvertimin nga feja katolike në atë myslimane?

Berisha: Krejt kanë qenë të mendimin me qenë unë muslimane, pasi që krejt agjallarët janë tashmë musliman, dhe vetëm unë edhe nëna ime jemi katolike.

Ballkani.info: A e keni lexuar Biblen?

Berisha: Jo nuk kam qenë shumë e dhënë pas fesë katolike?

Ballkani.info: Pse nuk e keni lexuar Biblen?

Berisha: Nuk dua të flas diçka keq për fenë katolike, por thjeshtë në atë Islame e kam gjetur vetën më shumë, dhe jam ndjerë më mirë.

Ballkani.info: Çka tjetër të pëlqen nga feja myslimane?

Berisha: Më ka pëlqyer që fakti që pesë herë në ditë duhet me iu lutë Allahut, me u falë për të.

Ballkani.info: A ke filluar të bësh nazam- të falesh?

Berisha: Jo ende nuk kam filluar të falem, por do to fillojë duke u mësuar nga videot

Ballkani:info: A keni menduar të mbulohesh?

Berisha: E kam menduar por kam nevojë që ti mësoj disa gjëra tjera rreth fesë e mandej edhe të mbulohem.

Ballkani.info: Çka jeni duke studiuar?

Berisha: E kam përfunduar ekonomikun dhe mendoj të studioj edhe psikologjinë.
/Ballkani.info/