Feronikeli është mposhtur nga TNS me rezultatin 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me ç’rast është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Trajneri, Zekrija Ramadani është shprehur mjaft i lumtur me angazhimin e lojtarëve, por jo edhe me eliminimin nga Liga e Kampionëve, përcjellë GazetaBlic.

“Më vjen keq për futbollistët që dhanë maksimumin dhe nuk arritën të kualifikohemi, dua t’i përgëzoj tifozët, por nuk arritëm t’i gëzojmë, por ky është futbolli, nuk jemi ekipi i pare që dënohemi pas rasteve të shpërdoruara, kemi pare gjera te tilla edhe ne kampionate më të forta”, tha fillimisht Ramadani për RTK.

Më pas, ai theksoi se e kishte parasysh që kanë përballë një skuadër mjaft cinike.

“Ne e dinimin që kemi përballë një skuadër cinike, që nga gjysmë raste na dënon, luajtëm mire dhe shumë guximshëm.”

Në fund, Ramadani theksoi se nuk e ka të qartë se a ishte penallti në fund të takimit.

“Nuk e dija që ishte penallti, por arbitri nuk e dha. Erdhëm deri këtu, por nuk mbaron gjithçka.”

“Nga humbje të tilla ka gjithmonë gjëra të dobishme, ne duhet të mësojmë nga kjo humbje. Eksperienca nuk fitohet me para, por me kësi ndeshje”, përfundoi ai.