Flet Shefqet Krasniqi, tregon a do të bëhet sërish imam në Xhaminë e Madhe

Katër vjet e gjysmë i kushtuan Shefqet Krasniqit përballjet me drejtësinë deri sa ai u shpall i pafajshëm nga akuzat për nxitje të urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi.

Loading...

Pafajësia e tij u vërtetua edhe nga gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit.

E pas kësaj periudhe të kaluar, Shefqet Krasniqi po rikthehet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, por tani si ligjërues.

Këtë e konfirmoi  zëdhënësi i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu.

E vetë Krasnniqi për lajmi.net thotë se ligjëratat që do të japë në Xhami janë të një rëndësie të madhe.

“Nderi iu rrit atyne, është një hap shumë i mirë, është një përparim në këtë fushë. Kjo është ligjërata më e rëndësishme për mu edhe popullin tonë. Mund ta japim kontributin tonë aty, tjerat janë me më pak me rëndësi. Kjo ka qenë me rëndësi dhe kjo është arrit”, thotë Krasniqi për lajmi.net.

Teksa nuk përjashton mundësinë që të rikthehet edhe si imam, pozitë kjo që mbante dikur.

Krasniqi pohon se ai nuk ka ndryshuar, është i njëjti si i para katër viteve.

“Nuk e di këtë çështje, ia lëmë zotit në dorë. Me përjashtu nuk e përjashtoj, me më kthy më kanë kthyer. Me më thanë hajde nisja në këtë xhuma, ai që jam kanë jam prapë unë, vetëm se i kam bërë 4 vjet më shumë”, thotë Krasniqi.

“Unë si ligjërues do të rikthehem dhe jam shumë i kënaqur që është mundësuar të rikthehem prap aty ku kemi qenë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se edhe pas shpalljes së aktvendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë si dhe ajo e Apelit për pafajësinë e Krasniqit, ky i fundit nuk kishte kërkuar kompensim dëmi.

I njëjti pritet që në Xhaminë e Madhe të Prishtinës të ligjërojë një herë në javë.