Flet kryeministri Haradinaj për skandalin e Shpend Maxhunit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar për KTV-në, lajmin se në xhaketën e djalit të kreut të AKI-së, Shpend Maxhuni, është gjetur armë pa leje.

Loading...

Në bazë të funksionit, Maxhuni është edhe këshilltar i kryeministrit për siguri. Haradinaj i ka thënë KTV-së se është mirë që me këtë çështje të merren pa asnjë ndikim organet e rendit.

“Mirë është me ia lënë organeve të rendit dhe ligjit, me pa se çka ka ndodh. Besoj duhet me u trajtu pa asnjë ndikim. Nuk isha ngut me thënë diçka, le ta hetojnë”, ka thënë Haradinaj, teksa po merrte pjesë në vënien e gurthemelit për sheshin e Obiliqit. “Jam thellë i bindur se në sistem të drejtësisë ka mjaft njerëz me integritet me e trajtu këtë në bazë të ligjit”, ka thënë tutje Haradinaj.