Flet futbollisti që refuzoi disa ekipe për Feronikelin

Një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin kosovar, anëtari i ri i skuadrës së Feronikelit, Përparim Islami, vetëm pak çaste më herët foli ekskluzvisht për “Sport-24h.net” në lidhje me prapaskenat e transferimit te skuadra nga Drenasi që drejtohet nga Starova.

Loading...

Së pari redaksia jonë u interesua për disponimin e Islamit pas transfermit te Feronikeli.

“Disponimi eshte shume i mire. Bisedat korrekte qe i kam pasur me drejtuesit e klubit dhe sjelljet e tyre kane bere qe une te nenshkruaj, natyrisht edhe pas ofertes se mire te tyre. Andaj, disponimi nuk ka si te jete ndryshe”, tha fillimisht Islami.

Më pas “Sport-24h.net” u interesua të dijë rreth ambientit të ri në skuadrën e re.

“Feronikeli eshte duke punuar qe te beje nje skuader konkurruese per edicionin e ri. Klubi ne kete drejtim ka prezantuar edhe disa transferime tjera dhe besoj se ne kampionatin e ardhshem do te jemi skuader pretendente per trofe”, vazhdoi ai.

Më tej Islami foli edhe për detaje tjera që erdhi deri te konkretizimi i marrëveshjes përfundimtare.

“Kam pasur oferta. Fillimisht kam folur me Trepçën ’89, por qe nuk kemi gjetur gjuhe te perbashket. I falenderoj shume per kohen qe kam kaluar aty dhe respektin qe kane treguar ndaj meje. Falenderoj edhe Llapin dhe Ballkanin per interesimin, por oferta kam pasur edhe nga Shqiperia, por drejtuesit e klubeve nuk ishin shume konkrete. Keshtu qe vendosa per Feronikelin dhe nuk jam pishman”, tha Islami, ekskluzivisht për “Sport-24h.net”.