Flasin familjarët e gjashtë veçares nga Podujeva që u qëllua nga plumbi qorr

Një gjashtë vjeçare u lëndua nga një plumb qorr. Gjendja e saj është jashtë rrezikur për jetë. Policia po merret me rastin.

Në oborr po luante gjashtë vjeçarja Viktoria Seta të enjten pasdite. Papritmas diçka jo e mirë i ndodhi asaj. Një plumb qorr i ra në pjesën e gjoksit.

Loading...

“Është plagos mbesa ime Viktoria. Ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë”, tha Mihane Kamerolli, tezja e Viktorias.

Vajza nga Obrança e Podujevës u dërgua menjëherë në spital ku po qëndron ende.

Jeta e saj është jashtë rrezikut por plumbi nuk i është hequr ende.

Prindërit po i qëndrojnë pranë.

“Jemi tu prit për jetë a vdekje’, thotë nëna e saj.

“Rastin e kemi përjetu shumë rëndë. Na ka shqetësu ky rast shumë’, thotë babai Safeti.

Policia në Podujevë u mor menjëherë me rastin. Ata e pranojnë se rastet si ky janë shpeshtuar në këtë pjesë të Kosovës.

Policia sikurse edhe familjarët e vajzës apelojnë te të gjithë që të mos gjuajnë me armë.