Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina duket se e respekton figurën e presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe nuk ngurron aspak që ta shfaqë. Ajo ka postuar së fundmi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet e buzëqeshur në krah të Ilir Metës.

Sikurse mund të kuptohet nga postimet e saj të mëparshme, Fjolla duket se ka rastisur me të në një lokal në Prevallë të Kosovës teksa ka qenë duke festuar “Ditën e Nënës” me të ëmën.

“Respekte”– ka shkruar këngëtarja përmbi foton e publikuar, ku pikaset edhe etiketimi që i ka bërë Metës.