Fizikanti nga Drenica bën një tjetër zbulim interesant!

Fizikanti Avdullah Mziu, nga Morina e komunës Skënderaj ka ndërtuar një furrë solare për zierje dhe përgatitje të ushqimeve.

Loading...

Me vetëm disa pjesë metalik, Mziu e ka bërë funksionale këtë furrë, të cilën e shërben edhe për vluar çajin dhe kafën, shkruan GazetaBlic.com

Kohë më parë, Mziu kishte zbuluar edhe një mjet interesant për ngrohje me energji solare.

Sipas Mziut, përdorimi i kësaj pajisje do të ulte ndjeshëm shpenzimet e qytetarëve dhe do të mbronte ambjentin.

Ai ka mbaruar shkollën për informatikë inxhinierike dhe fizik./Gazeta Blic/