Janë mësuar vetëm 8 skuadrat çerekfinaliste në Champions League, por UEFA ka nisur që nga dita e sotme shitjen e biletave për finalen e madhe të 1 qershorit.

Sipas faqes zyrtare të organit më të lartë të futbollit në Europë, në shitje kanë dalë 38.000 bileta nga 63.500 që pret impianti i Madridit, “Wanda Metropolitano”. Megjithatë, vetëm 4000 mijë bileta do të shiten gjatë javës së ardhshme 25 mijë të tjerë do të shkojnë në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe tek sponsorat.

Çmimet – Bileta më e lirë për të parë nga afër duelin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të kushtojë vetëm 70 euro. Ajo i përket kategorisë 4 ose pas porte. 160 euro do të kushtojë një biletë për në sektorin 3, 450 për 2 dhe 600 për atë 1.

Përveç kësaj dyqind paketa për fëmijët (140 euro) dhe bileta për invalidët (70 euro).