Ka filluar procesi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Skenderaj, ku tashmë të pranishëm janë me qindra kryetar dhe delegatë nëndegësh, që gjatë ditës së sotme do të zgjidhet Këshilli i PDK-së në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Në fillimin e procesit zgjedhor të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku falënderoj të pranishmit për një fushatë të qetë dhe të rregullt, ndërsa procesi i votimit për Kryetar të PDK-së në Skenderaj dhe për Këshill të kësaj partie pritet të filloj shumë shpejt./DRENICA PRESS/