Fillon grumbullimi i organizuar i mbeturinave në Kçiq të Madh (foto)

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike Blerim Baruti, përfaqësuesi i Organizatës Gjermane GIZ, Drita Binaj dhe banorët të shumtë të fshatit Kçiq i Madh, kanë marrë pjesë në dorëzimin e shtypses së shisheve të plastikës për Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Bislim Imeri” dhe nënshkrimin e kontratës për shërbime  midis banorëve dhe Kompanisë “Uniteti”,  për grumbullimin e mbeturinave në fshat.
“Kam premtuar se ky lokalitet do të jetë qendër e zhvillimit dhe projekteve, andaj jemi këtu për projektin e zgjerimit të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave, që do ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e qytetarëve dhe ruajtjen e ambientit. Më herët këtu ju kanë vizituar vetëm në fushata, ndërsa prania jonë është dëshmi se ne mbajmë fjalën, punojmë shumë dhe jemi pranë qytetarëve në të gjitha situatat”, tha kryetari Bahtiri.
Ai para banorëve të Kçiqit ka thënë se në të ardhmen, jo vetëm në këtë lokalitet, por edhe në gjithë Mitrovicën do të ketë projekte të shumta që do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Blerim Baruti, drejtor i Infrastrukturës ka thënë se ky projekt për zgjerimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave po realizohet në mbështetje të Organizatës gjermane GIZ dhe implementim të OJQ “Me Dorë në Zemër”.  Ai shtoi se në dy lokalitetet do të shpërndahen 850 kontejnerë, prej 120 litrave.  Kompania “Uniteti” do të grumbullojë njëherë në javë mbeturinat, ndërsa që do të bëhet edhe eliminimi i një deponie ilegale në këtë fshat.
Loading...