Ndeshja më e madhe e viteve të fundit është afër që të ndodh për herë të dytë.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder mund ta gjejnë vetën edhe njëherë përballë njëri tjetrit.

Pas duelit të 1 dhjetorit, ku në Los Angeles nuk pati fitues, palët kanë nisur bisedimet për një revansh.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Frank Warren, i cili ka thënë se është në bisedime me promotorin e Wilder.

“Për momentin po flas me Shelly Finkel, i cili kujdeset për Wilder dhe po provojmë të dakordohemi për revanshin” ka thënë Warren, transmeton lajmi.net.

Fury është i interesuar që duelin e radhës për të ta zhvillojë në Britani të Madhe.

Mbetet të shihet nëse ky fakt do të del të jetë problem në fund për kampionin e WBC, Wilder. /Lajmi.net/