Pas Jennifer Lopez dhe Fabio Rovazzi, “” zgjedh një artiste shqiptare për ta promovuar modelin e ri të veturave.

Në faqen zyrtare të “Fiat” në Instagram, është paralajmëruar diçka e re me Ava Max, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për promovimin e veturës së re nga ky brend, i cili këtë herë zgjodhi pop-yllin me prejardhje shqiptare si imazh.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan në mbishkrimin e këtij postimi.

Në ato fotografi, shfaqet pranë një veture, e veshur e tëra në të zeza. /Lajmi.net/

Çfarë veturash kanë në pronësi ish- deputetet e Kuvendit të Kosovës