FFK dënon kapitenin e Feronikelit, Behar Maliqin

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar Behar Maliqin pas ndëshkimit me karton të kuq në kuadër të xhiros 19 në duel me Dritën.

Loading...

Maliqi është suspenduar me dy ndeshje.

Kësisoj, të parën e kreu, pasi nuk u aktivizua ndaj Flamurtarit të shtunën, teksa do të mungojë edhe në Prizren ndaj Lirisë.

Drejtorit sportiv të Drenicës, Tahir Lushtakut i është hapur procedura dhe nga i njëjti është kërkuar deklaratë plotësuese.

Sipas Komisionit të Garave, Lushtaku ka manifestuar sjellje josportive në duelin me Besën në xhiron 19./Fansat e futbollit kosovar/