Kampioni i Kosovës, Feronikeli, do të ketë punë me klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Me fitore eventuale, klubi kosovar do të takohet me triumfuesin e përballjes Tre Pene – Santa Colomo.

Këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në fund të këtij muaji, më saktësisht më 25 dhe 28 qershor.

No tags for this post.