Feronikeli ka shënuar edhe fitoren e radhës në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Në xhiron e 22-të, Nikli ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-0.

Rexha dhe Zeka shënuan golat e fitores.

Pas kësaj jave, Nikli kryeson me 52 pikë, 5 më shumë se Llapi në vend të dytë. /Drenicapress.info