Edhe pse është në kundërshtim me ligjet për mbrojtjen e mjedisit, Fabrika e Feronikelit në Drenas po vazhdon të hedhë skorien, grimcat e metalit në një deponi e cila nuk i përmbush kërkesat për trajtimin e këtij materiali toksik.

Deputeti i KK Drenasit, Gjavit Drenori ishte ai i cili e ka ngritur shqetësimin në ditën kur Kosova po feston ditën e Evropës.

Ai ka thënë se ky veprim i fabrikës së Feronikelit po rrezikon helmimin e ujrave nëntokësore për shkak se deponia është afër lagunës nga e cila do të ndotej uji pishëm për tri fshatra që ndodhën në afërsi.

Xhelë Hoti banor i fshatit Çikatovë e Vjetër thotë se përveq pluhurit të madh që krijohet nga skoria e hedhur, ata i shqetëson edhe zhurma kamionëve që bartin këtë materie. Sipas tij nëse nuk ndërmerren hapa për parandalimin e këtij problemi, ky material i hedhur mund të kontaminoj burimet nëntokësore të ujit të pishëm të dy fshatrave Çikatovë dhe Dobroshevc.

“Përveq pluhurit, edhe kamionat nuk po na lënë të fleme rehat natën sepse qarkullojnë vazhdimisht. Uji i cili është pak metra larg deponisë ka qënë ujë i pishëm, por tani nuk është i tille. Policia ka qënë disa here për problemin në fjale por ska pas kurfar zgjidhje”, ka thënë tutje Hoti. /FaktePlus.