Feronikeli kalon në rrethin e tretë të Digital Kupës së Kosovës, pasi mposhti Trepçën

Feronikeli ka kaluar me sukses rrethin e dytë të Digital Kupës së Kosovës, në përballjen ndaj Trepçës, të cilën e fitoi me rezultat 1:2, ndeshje kjo që luajt në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

Loading...

Në minutën e 15’, Feronikeli e pati rastin e parë ideal për shënim, kur Lapidar Lladrovci gjuajti mbi portë nga afërsia, pasi u shërbye nga Mendurim Hoti.

Astrit Fazliu, në minutën e 18’, gjuajti drejt portës, por topi përfundon pranë pingules.

Pas një loje me sulm intensiv, në minutën e 22’, Lapidar Lladrovci qëlloi topin me kokë, pas pasimit të kryer nga Kastriot Rexha, me ç’rast shënoi për 0-1.

Në minutën e 30’, Kastriot Rexha humbi një rast të jashtëzakonshëm, pas pasimit nga Yll Hoxha.
Ndërkaq, minuta e 40’ solli golin e dytë për Feronikelin, kur Astrit Fazliu goditi drejt portës nga afërsia dhe e dërgoi rezultatin në 0:2.

Me nisjen e pjesës së dytë, në minutën 46’, Mevlan Zeka gjendet në një mundësi ideale për të realizuar, derisa herën e parë Theo i mohon golin, në rastin e dytë ndalet nga pingulja.

Në minutën e 48′, Yll Hoxha gjuan nga distanca, por mbrojtja e tij u mbrojt nga portieri i Trepçës.

Minuta e 83’ solli autogolin e Lapidar Lladrovcit, i cili qëlloi gabimisht në portën e Feronikelit.

Të premten, në ora 13:00 pritet të hidhet shorti për rrethin e tretë të DigitAlb Kupës së Kosovës.