Feronikeli është rikthyer te fitorja, pasi skuadra nga Drenasi ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-1, shkruan DrenicaPress.

Nikli gjatë gjithë takimit ishte më i mirë se skuadra prishtinase.

Golin e epërsisë, Nikli e shënoi në minutën e 39-të. Mendurim Hoti ka gjetur këndin e lirë të ‘gardianit’ Erind Selimaj për të gjuajtur me saktësi për 1-0.

Golin e dytë Nikli e shënoi në pjesën e dytë. Ishte minuta e 50-të, kur Mendurim Hoti pasi shërbehet bukur nga Kastriot Rexha gjuan për mrekulli dhe realizon për 2-0.

Prishtinasit ngushtuan epërsinë në minutën e 72-të. Shend Kelmendi ka realizuar pas një aksioni model të Flamurtarit.

Pas 5 javëve të zhvilluara në Ipko Superligë, Feronikeli ka 9 pikë dhe renditet e treat. Kurse Flamurtari e gjashta me 7pikë./DrenicaPress